Ja si e bëjnë planin e vjedhjes dy hajna në Prishtinë

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Një vjedhje ka ndodhur para disa ditësh në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.

Sipas pamjeve të siguruara nga vendi i ngjarjes, të përfshirë hajni ishin dy persona.

Plani i tyre fillimisht ishte që të hutohet punëtorja e lokalit, duke e thirrur jashtë për t’ia treguar çmimet e biçikletave.

Pastaj, siç shihet në video, tjetri futet në lokal dhe i merr kuletën shitëses së këtij biznesi të vogël në kryeqytet.

Sipas indeksonline, në kuletën e shitëses ishin rreth 100 euro si dhe dokumentet personale.

Të ngjashme