BE-ja vlerëson respektimin e barazisë gjinore në Kosovë  

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 11:39 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, priti sot në takim Ambasadoren, Mara Marinaki, këshilltare kryesore për çështjet gjinore dhe gratë, paqen dhe sigurinë nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS).

Ministrja Ahmetaj dhe ambasadorja Marinaki biseduan për gjendjen aktuale në Kosovë si dhe rreth avancimit me integrimin aktiv të gruas në shoqëri, vendimmarrje dhe të drejtës në pronë. Kjo pasi që Kosova posedon legjislacion më integrues, model i BE-së, dhe implementimi i këtyre të drejtave të garantuara duhet monitoruar në vazhdimësi.

Ministrja Ahmetaj potencoi rëndësinë e përkrahjes së standardeve dhe vlerave evropiane në shoqërinë tonë, dhe njëkohësisht theksoi se këto praktika gëzojnë përkrahjen e opinionit si e drejtë e pakontestueshme për inkuadrim të plotë të grave në vendimmarrje dhe shtetndërtim.

Ministrja Ahmetaj falënderoi Marinakin për kontributin e saj dhe theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës në vazhdimësi janë duke u përpjekur që ta avancojnë pozitën e gruas në të gjitha segmentet e jetës. Ministrja Ahmetaj gjithashtu u zotua se për këtë çështje edhe si ministre do të vazhdoj për të dhënë kontributin personal dhe profesional në mënyrë që respektivisht gruaja në Kosovë të njihet si vlerë dhe jo si barrë për shoqërinë.

Ambasadorja Mara Marinaki u shpreh e kënaqur me arritjet e institucioneve të Kosovës në fushën e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave në përgjithësi. Me këtë rast ajo potencoi se në veçanti korniza ligjore është model për vendet e rajonit ndërkaq në fazën e implementimit dhe ngritjes së vetëdijes duhet të vazhdohet të punohet tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme