Jahjaga: Sulmi ndaj konsullatës turke nuk rrezikon marrëdhëniet e dy vendeve

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 14:02 | Nga

Ish presidentja e Kosovë Atifete Jahjaga së bashku e me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, vizituan konsullatën turke në Prizren, e cila muajin e kaluar ishte cak i një sulmi.

Ish-presidentja Jahjaga tha se ky sulm është i papranueshëm dhe ambasadoren e sigurova se është një incident i izoluar.

“Ky sulm i shëmtuar në asnjë moment nuk rrezikon marrëdhëniet tona me Turqinë, këtë shtet aleat, përkrahja e të cilit është qenësore për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë Jahjaga.

“Reagimi i shpejtë i organeve të sigurisë dhe drejtësisë ndaj këtij sulmi dëshmon seriozitetin me të cilin Kosova e ka trajtuar këtë sulm dhe kam besimin që kryesit e kësaj vepre do të marrin dënimin e merituar nga organet e drejtësisë”, u shpreh Jahjaga.

 jahjaga-1
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme