Jahjaga: Gratë, pjesë e pandashme e progresit në cilën do shoqëri

Prishtinë | 06 Kor 2016 | 16:39 | Nga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në Samitin Global të Grave në Parlamente në Jordani në muajin maj.

Në një editorial të botuar në “The Huffington Post”, ajo tha se “Përreth një shekulli, kemi nxitur shoqërinë tonë që të pranojë realitetin e qartë që gratë janë pjesë e pandashme e progresit të plotë në cilëndo shoqëri, ato janë agjente të paqes, të zgjidhjes së konflikteve, të procesit të shtet-ndërtimit dhe përfshirja e drejtpërdrejtë e tyre siguron një botë më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë… Prandaj, është një gjë e domosdoshme dhe e duhur që të vendoset aftësia e grave në këtë ekuacion në mënyrë që të gjendet zgjidhja për sfidat e përbashkëta”.

Qëndrimi i Jahjagës në Dartmouth do të jetë një mundësi që ajo të reflektojë për presidencën e saj dhe të planifikojë të ardhmen.

“Ajo është shumë e re dhe shumë e rëndësishme për t’u pensionuar, sipas mendimit tim, sidomos me çfarë po ndodh politikisht nëpër botë momentalisht. Ajo do të jetë shumë e përfshirë me komunitetin e Dartmouth gjatë kohës sa do të qëndrojë këtu. Ajo do të vizitojë klasat, do të takojë studentët, do të takohet me stafin e fakultetit”, thotë drejtori i Programit Montgomery Fellows, Klaus Milich.

Të enjten, më 14 korrik, Jahjaga do të japë një ligjëratë publike për “Fuqizimin e Grave – Lidershipin e Grave” në orën 16:30 në Moore Theater në Hopkins Center. Gjithashtu, Milich thotë se ngjarje formale dhe joformale do të caktohen përgjatë dy muajve të qëndrimit të saj.

Programi Montgomery Fellowship, i cili fton individë në kampusin e Universitetit të Dartmouth të jetojnë, punojnë dhe të ndajnë përvojat e tyre me komunitetin, është krijuar në vitin 1977, si dhuratë nga Kenneth dhe Harle Montgomery.

“Qëllimi i Programit Montgomery Fellows është të ju japë studentëve mundësi të njoftohen me persona si Presidentja Jahjaga, të cilët kanë përvoja reale – në mënyrë që të shohin se si teoritë lidhen me politikat ditore”, thotë Milich.

Kjo është vizita e dytë e Jahjagës në Dartmouth. Në vitin 2012 ajo mbajti një fjalim për sfidat dhe sukseset e shtet-ndërtimit të Kosovës, dhe nderoi ish dekanin dhe mjekun James Strickler, me Medaljen Humanitare të Nënës Terezë për përpjekjet e tij për të implementuar program mjekësore në Ballkan.

Dartmouth ka histori bashkëpunimi dhe shoqërie me Kosovës, që nga viti 1999, kur stafi i fakultetit nga Shkolla Geisel e Medicinës dhe Qendra për Mjekësi Dartmouth-Hitchcock udhëtuan në Prishtinë për të dhënë ndihma mjekësore pas luftës me Serbinë.

Që nga viti 2000, më shumë se 100 studentë dhe profesorë nga Geisel kanë marrë pjesë në programe shkëmbimi me Universitetin e Prishtinës. Që nga ajo kohë, numër i madh i studentëve dhe stafit akademik nga Fakultetet e Arteve, Shkolla e Biznesit, dhe Shkolla e Inxhinierisë kanë marrë pjesë në shkëmbime mësimore dhe kulturore, kanë bashkëpunuar në projekte hulumtimi dhe zhvillimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme