Jahjaga: Hyrja në shtetin e Serbisë m’u pamundësua me një arsyetim absurd

Prishtinë | 02 Qer 2017 | 09:48 | Nga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahajaga ka reaguar pas ju mohua që të merrte pjesë në festivalin “Mirëdita, dobar dan!”, në Beograd.

Ajo ka thënë se hyrja në shtetin e Serbisë i është ndaluar më një arsyetim absurd.

Jahjaga në një postim në facebook ka thënë se përgatitjet për këtë vizitë janë bërë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizita të zyrtarëve të lartë.

Postimi i plotë i Jahjagës:

“Unë sot do të duhej të isha në Beograd për promovim të librit “Unë dua të dëgjohem” në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, ku u ftova të mbaj fjalim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Hyrja ime në shtetin e Serbisë u pamundësua me një arsyetim absurd.

Përgatitjet për vizitën janë bërë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizita të zyrtarëve të lartë.

Autoritetet e Kosovës i kanë njoftuar me kohë dhe me përpikëri autoritetet e Serbisë, siç është e paraparë me marrëveshje, por zyrtarët e Serbisë kanë dështuar t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje, duke e shkelur atë me qëllim që të ndalojnë vizitën time.

Zyra ime dhe organizatorët e festivalit janë në komunikim të vazhdueshëm për të siguruar pjesëmarrjen time në këtë festival, me bindjen se pranimi i së vërtetës mbi krimet e luftës në Kosovë është e vetmja mënyrë që shoqëritë e dy vendeve të ecin përpara.

Unë nuk kam iluzione që zyrtarët e sotëm të Serbisë do ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës, sepse ata po e vazhdojnë politikën e viteve të 90-a kur kanë qenë edhe protagonistë.

Por dua të shpreh respektin tim për organizatorët e festivalit, një grup të rinjve dhe aktivistëve që nuk do të lejojnë që e ardhmja e tyre dhe e tërë rajonit të mbahet peng nga këta udheheqës që duan ta fshehin të vërtetën. E vërteta nuk njeh kufij”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme