Jahjaga në top formë, bashkë me ushtarë të FSK-së ecin nëpër Rugovë

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se bashkë me një ekip të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe disa të rinj kanë ecur në Rugovë, në drejtim të Liqenit të Kuqishtës.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Jahjaga ka thënë se është kënaqësi të shohësh të rinjë entuziast për të punuar, të cilët dëshmojnë që Kosova me të vërtetë ka një të ardhme të ndritur.

“Në të njejtën kohë, jam shumë krenare me pjesëtarët e FSK-së dhe këtë institucion të Kosovës për faktin që gjithnjë janë afër nesh dhe të papërtueshëm për të ndihmuar e për të qenë pjesë e aktiviteteve të qytetarëve”, ka shkruar Jahjaga. 

Fotografia e Atifete Jahjaga
Fotografia e Atifete Jahjaga
Fotografia e Atifete Jahjaga

Të ngjashme