Jahjaga: Nëse nuk i trajtojmë gratë në mënyrë të barabartë, heqim dorë nga gjysma e pasurisë

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 14:44 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë ka mbajtur punëtorinë e kampanjës informuese ”Barazia Gjinore në Kodin Civil”.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se mbështet fuqishëm projektet qe kanë të bëjnë me nevojën për fuqizimin e gruas në shoqërinë kosovare, raporton Ekonomia Online.

Ai tha që edhe pse e drejta e gruas është e rregulluar me ligj, prapë gratë dhe vajzat kosovare hezitojnë të kërkojnë të drejtën e trashëgimisë për shkak të traditave që kemi.

“Pabarazia në mes dy gjinive gjen vend në mesin tonë dhe gratë paguhen e shkollohen më pak dhe po ashtu i nënshtrohen edhe dhunës”, tha Tahiri.

Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, tha se iniciativat e tilla janë gjithnjë të nevojshme duhet të kenë mbështetjen e të gjithve pasi që vajzat dhe gratë kosovare janë më pak të avancuara në vendimmarrje, arsim e shumë aspekte tjera.

“Gratë përfaqësojnë gjysmën e shoqërisë, andaj kur ne zgjedhim të mos i trajtojmë në mënyrë të barabartë gruan, ne zgjedhim të heqim dorë nga gjysma pasurisë që kemi”, tha Jahjaga.

Ndërsa, Haxhi Gashi, përfaqesues i Projektit të Kodit Civil tha se Ligji i pronës së familjes dhe trashëgimisë është baza e të drejtave civile dhe se ligjet aktuale në Kosovë pothuajse nuk zbatohen fare në praktikë.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimi i standardeve të Sektorit Gjyqësor në Kosovë.

Kodi Civil e prek jetën e përditshme të personave siç është martesa, divorci, trashëgimia, kontratat, orakëritë afariste, blerja e pronës etj.

Të ngjashme