Jahjaga për sulmet ndaj gruas rome: Racizmi e dhuna nuk kanë vend në Kosovë

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas dy sulmeve që janë bërë ndaj gruas rome.

Jahjaga tha se këto veprime janë sulme të tmerrshme dhe jonjerëzore, transmeton Klan Kosova.

“Jam e irrituar me video incizimet mbi sulmin ndaj kësaj gruaje dhe jam e thellësisht e brengosur për vlerat e shoqërisë sonë”.

“Mbi të gjitha jam e shqetësuar mbi sigurinë e individit në këtë shoqëri. Lërë që ne si shoqëri po dështojmë ta mbrojmë këtë grua, por edhe si shtet nuk po arrijmë t’ia ofrojmë mbrojtjen dhe sigurinë që garantohet me ligj”

“Racizmi e dhuna nuk kanë vend në Kosovë! Empatinë duhet ta kultivojmë më shumë në shoqërinë tonë, ndërsa dhunën ta ndëshkojmë ashpër”, ka shkruar Jahjaga në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme