Jahjaga thotë se mediet s’raportojnë korrekt për gratë, përmend rastin e fotografisë së Brovinës

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 12:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Jahjaga Foundation, ka mbajtur ceremoninë përmbyllëse të projektit: “Roli i medieve në avancimin e pjesëmarrjes së grave në qeverisje”.

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se pjesëmarrja e gruas në qeverisje e ekonomi duhet të fuqizohet edhe më shumë, raporton Ekonomia Online.

“Përmes bashkëpunimit dhe angazhimit gratë mund të sigurojnë vendin e tyre në politikë, ekonomi, jetë shoqërore, por edhe në familje të tyre për të arritur suksese kërkohet bashkëpunimi me struktura tjera shoqërore duhet të ndërtojmë aleanca me burra, djem, vajza, media dhe shoqëri civile”, tha ajo.

Jahjaga tha se mediet s’raportojnë korrekt për gratë, duke përmendur publikimin e fotografisë të enjtën nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

“Projekti që po përmbyllim sot ka trajnuar gazetarë për raportim të ndjeshëm gjinor për gratë në qeverisje. Ajo që ndodhi dje ne kemi probleme se si trajtohen disa tema”, tha Jahjaga.

Sipas saj, medet që mund edhe të dekurajojnë gratë që të kyçen në këto dy fusha të rëndësishme.

“Gjitha gratë që janë në politike e qeverisje e dinë se sa e rëndësishme është mënyra se si ato portretizohen nga ana e medieve dhe shoqërisë sepse mediet kanë ndikim të madh në shoqëri dhe ndikimi i tyre i dekurajon ato në pjesëmarrje politike dhe i fuqizon sterotipet gjinore që i mban ato të poshtruara”, shtoi Jahjaga.

Shefja e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, tha se politikbërësit dhe mediet duhet t’i japin hapësirë grave dhe të fuqizohet më tutje zëri i tyre.

“I thërras anëtarët e Parlamentit që të marrin pjesë në këtë nismë sepse në këtë mënyrë ju keni ndikim në këto çështje që ndikojnë në jetën e grave në Kosovë”.

“Zërat tuaj janë të rëndësishëm edhe roli i medieve është i rëndësishëm sepse në masë të madhe mediet nuk i japin mjaftueshëm hapësirë zërit të grave përfshirë edhe angazhimin e tyre politik”, tha Magno.

Ajo tha se USAID-i në vazhdimësi do të përkrah gratë të cilët janë pjesë në qeverisje.

“Ne në USAID i vëmë theks mbështetjen e organizatave siç është fondacioni Jahjaga që ofron trajnime politikaneve e grave, ju lus të i shfrytëzoni shkathtësitë që i keni fituar për të arritur mbulimin mediatik ju keni mundësitë që t’i sjellin çështjet që kanë ndikim në vendet nga vini në fokusin mediatik, ju si gazetare keni fuqinë e pendës dhe shfrytëzon atë në mënyrë të paanshme dhe të jeni sensitive ndaj çështjeve gjinore”, shtoi ajo.

Menaxherja e projektit “Roli i medieve në avancimin e pjesëmarrjes së grave në qeverisje”, Florie Xhemajli, tha se fuqizimin rolit të gruas ende ka nevojë për përkrahje në Kosovë.

“Arsyeja pse kemi zgjedh këtë projekt është për faktin se është një fushë që kërkon ende intervenim dhe shumë punë, gratë ende nuk janë të kyçura në procese politike dhe ka pjesëmarrje të ulët të grave në ekonomi e qeverisje e sidomos kur janë dy fusha të rëndësishme në jetën tonë”, tha Xhemajli.

“Ky projekt ishte një nismë për të adresuar një segment të këtij problemi dhe për të intervenuar nw ngritjen e kapaciteteve që janë të rëndësishme për njëri tjetrin”, tha ajo.

Ajo tha se në projekt janë adresuar problemet e gruas gjatë rrugëtimit të tyre në politikë, raporton EO.

“Qëllimi i projektit është të adresoj barrierat që kanë gratë në politikë, duke punuar edhe në ngrirjen e kapaciteteve të gazetarëve të rinj, përmes këtij projekti u arritën rezultate në dy drejtime përveç implementimit të aktiviteteve dhe trajnimin me gazetarë”.

“Po ashtu u adresuan edhe problemi më në përgjegjësi përmes dy tryezave të organizuar dhe shkrimin e gazetarëve profesionist qe me punën e tyre dëshmuan se mund të bëhen shkrime të mira dhe të evidentohen problemet qe janë në jetën tonë”, tha ajo.

Asambleistja në Kuvendin e Prizrenit, përfituese e projektit, Dafina Alishani, tha se gratë duhet të ndihmohen për punën që ato bëjnë dhe se kuotat nuk janë ndihmesë.

“Kur flasim për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave duhet të i referohemi faktit se duhet mekanizma konkret për mundësi të barabarta që të del në pah potenciali i grave që shpesh është i nënçmuar”, tha Alishani.

“Jemi dëshmitar që ngritja potenciale dhe profesionale nuk varet vetëm nga puna por edhe ambienti”, tha ajo.

“Në vendin tonë vetëdijesimi për barazi gjinore ende mendohet të arrihet përmes kuotave gjinore apo ligjeve ndërsa kahja e vërtet është punë dhe përkushtimi i grave në politikë dhe vetëdijesimi i burrave për mbështetjen në këto procese”, shtoi Alishani.

Në fund u prezantuan disa storje të punuara nga gazetarët e mediumeve të ndryshme të Kosovës për gratë dhe fuqizimit të rolit të tyre në pozitat përkatëse.

Të ngjashme