Jahjaga viziton OJQ “Lady”, vlerëson punën e tyre në fuqizimin e të drejtave të grave

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar OJQ “Lady”, e cila merret me fuqizimin e grave, duke i angazhuar ato në treg të punës.

Me këtë rast, Jahjaga ka thënë se kjo organizatë shërben edhe si e vetmja qendër këshilluese për gratë se si të qasen në treg të punës.

Postimi i plotë i saj:

Isha në vizitë në Organizatën Jo-Qeveritare “Lady” e cila drejtohet nga znj. Sanije Murati. Edhe nga vetë emri i organizatës mundemi të kuptojmë se çfarë pune bëjnë, tashmë disa vite kjo organizatë punon në fuqizimin e grave, duke i angazhuar ato në treg të punës. Gjithashtu, kjo organizatë shërben edhe si e vetmja qendër këshilluese për gratë se si të qasen në treg të punës. Znj. Sanije rikthen shpresën tek gratë të cilat hoqën dorë nga puna profesionale, duke i trajnuar e drejtuar në karrierë. Punë shumë kreative e me shumë dashuri po bëhet nga gratë punëtore të organizatës Lady!

Të ngjashme