Jakup Krasniqi i reagon prokurorit Smith: Mos fol në emër të popullit tim

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Ish kreu i UÇK-së, Jakup Krasniqi i ka reaguar prokurorit Jack Smith, të cili i ka kërkuar që të mos flas në emër të populli shqiptar.

Krasniqi i ka thënë që ai nuk e ka këtë të drejtë përderisa është duke dënuar një luftë të cilën e benë për shtetndërtim dhe barazi, shkruan Gazeta Infokus.

“E kisha lutur prokurorin që nëse ai  duhet të flet në emër të dikujt ose nëse duhet të flet  emër të krimeve të pretenduara ai le të bëhet mbrojtës i politikave të krimit dhe gjenocidit që ka përdorur Serbia që nga vitit 1876-1878 ndaj popullit të Kosovës. Në emër të popullit tim dhe në emër të luftës dhe sakrificave flasim ne përfaqësuesit e tij dhe jo ata që tentojnë ta dënojnë luftën shumë vjeçare të kombit tim dhe në mënyrë të veçantë luftën e fundit të popullit për liri barazi e shtetndërtim. Për çka ne e kemi fituar mbështetjen ndërkombëtare dhe e kemi çliruar Kosovën dhe sot është i lirë nga ai regjim”, ka thënë Kransiqi.

Gjatë ditës se martë në Hagë është duke u mbajtur seanca gjyqësore ndaj, Jakup Kransiqi, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, e Kadri Veslit.


Të ngjashme