Jakup Krasniqi paraqitet para gjykatës të hënën, njofton Haga

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 22:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të paraqitet për herë të parë në Gjykatën Speciale të hënën.

Seanca dëgjimore ndaj tij do të fillojë nga ora 11:00.

Pas bastisjes së shtëpisë së tij, Krasniqi të mërkurën është arrestuar nga pjesëtarë të EULEX-it, teksa ka njoftuar se i ishte konfirmuar aktakuza nga Specialja.

Aktakuzat nga Specialja i janë konfirmuar edhe Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, megjithëse për këta të tre ende nuk dihet se kur do të mbahen seancat.

Të ngjashme