Janjic: Zgjedhjet në Kosovë kanë treguar se Beogradi mund ta bëjë ndarjen

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Zgjedhjet për kryetarë komunash në veri të Kosovës nuk janë mbajtur në situatë normale dhe nuk kanë qenë demokratike, por është mirë që kanë ndodhur, ka vlerësuar drejtori i Forumit për marrdhënie etnike i Serbisë Dusan Janjic.

Zgjedhjet kanë treguar se Beogradi faktikisht mund ta bëjë ndarjen faktike të Kosovës, ka thënë Janjic për televizionin regjional N1.

Ai ka thënë se është mirë pse katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës, të cilët janë kthyer pasi që i kanë lënë funksionet në shenjë bojkotimi për shkak të vënies së taksës në mallin nga Serbia, janë kthyer me zgjedhje.

“Këto zgjedhje kanë efekt pozitiv se janë mbajtur zgjedhje, se ekziston njëfarë pushteti i drejtësisë, nuk ka shkelje të mëdha. Por, nga ana tjetër shohim mobilizim të madh të serbëve. Në bashkësinë ndërkombëtare ekziston vetëm një pyetje – a po përgatitet me këtë veprim ndarja e Kosovës. Ka dy opsione për zgjidhjen e çështjes së Kosovës – vazhdimi i dialogut apo ndarja. Me këto zgjedhje Beogradi ka treguar se mund ta bëjë këtë”, thotë Janjoc dhe shton se me vënien faktike të kontrollit të Beogradit mbi veriun e Kosovës do të ishte fundi i Marrëveshjes së Brukselit.

Dorëheqjen e sërishme të kryetarëve të komunave në veri Janjic e sheh si të pamundshme dhe me këtë edhe si hapësirë të kufizuar manovruese të Serbisë, sepse në këtë rast Prishtina do të mund të emëronte njerëzit e parë të katër komunave me shumicë serbe në veri.

Janjic ka thënë se ky nuk është çasti i duhur që Vucic të dalë me platformën e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës për shkak të situatës së papaërcaktuar në bashkësinë ndërkomëbtare.

Sipas mendimit të dy gjëra janë të mundshme. E para është që ta ruhet status quoja, sepse ajo, siç thotë ai, ndryshon çdo ditë, Tjetra është ndarja e Kosovës.

“Maksimumi i cili mund të bëhet është ndarja në veri. Serbia në këtë rast bjen nga tregimi për BE-në dhe NATO-n dhe pasojnë sanksionet”, shpjegon Janjic.

Të ngjashme