Jasharaj: Marrëveshja e re i afrohet kërkesave tona

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 10:33 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari është ndarë i kënaqur me marrëveshjen që kanë arritur me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, raporton Ekonomia Online.

“Ishte kënaqësi dje e filluam një raund të ri, sot arritëm marrëveshje. Lëvizja e re na ofron shumë kërkesave tona”, tha Jasharaj.

SBASHK-u ka vendosur ta ndërpresë grevën në arsim, pas marrëveshjes që është arritur me krerët e institucioneve.

Edhe këta të fundit, kanë pohuar së ky është një lajm i mirë për arsimin në vend, teksa kanë pohuar se të shtunën pritet edhe të votohet Projekt-buxheti për vitin 2019 dhe Ligji për Paga.

Të ngjashme