Jasharaj: Orët e humbura gjatë grevës s’do të kompensohen

Prishtinë | 01 Tet 2022 | 14:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se orët e humbura në arsim gjatë grevës që zgjati pesë javë, nuk do të kompensohen, raporton Ekonomia Online.

Madje ai i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit që të mos dalë me deklarata kërcënuese.

“Sa i takon orëve të humbura, me kontratën kolektive që e kemi nënshkruar me Ministrinë e Arsimit thuhet qartë se orët e humbura në grevë nuk do të mbahen. Unë uroj që MAShT-i të mos dalë me deklarata kërcënuese, mbase ne do t’i relaksojmë marrëdhëniet dhe sa i takon SBAShK-ut, do të bëjmë këtë. Të ulemi bashkë, të bisedojmë, sepse atje thotë se kjo në kontratë i jep hapësirë marrëveshjes mes dy palëve”.

“Uroj që Qeveria mos ta shoh këtë si fitore ndaj sindikatave, uroj që nga e hëna, Qeveria të dëshmojë se është për dialog, që të mos nxisë çështje të tjera”.

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme