Jasharaj shkon në takim te Osmani: Greva vazhdon, s’jemi konsultuar për 50 eurot

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 15:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë pasditen e së shtunës i ka shkuar në zyrë presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, raporton Ekonomia Online.

Para takimit ai tha se edhe përkundër se Qeveria ka vendosur të iu ndajë nga 50 euro në muaj deri në dhjetor greva do të vazhdojë.

Kjo ngase sipas tij, grevistët nuk janë konsultuar fare për këtë vendim, prandaj ai pret që e para e shtetit të gjejë një zgjidhje.

“Jam i sigurt që presidentja do të jap kontribut në dialog që ka munguar. Vendimi është i një anshëm e i pa dakorduar me sindikatat, prandaj greva vazhdon”.

Të ngjashme