Jashari: Masakra e Rezallës, dëshmi për faktorin ndërkombëtar që t’i bëjë presion Serbisë

Skenderaj | 05 Pri 2022 | 10:22 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë homazhe në përvjetorin e 23-të të masakrës në Rezallë.

Pas homazheve, Jashari tha se masakra e Rezallës është dëshmi e fortë për faktorin ndërkombëtar që t’i bëjë presion Serbisë për masakrat krimet që ka bërë gjithandej Kosovës

“Ne sapo bëmë nderime dhe homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve në Rezallë. 23 vjet pas rënies së tyre, gjithë këto varre janë dëshmia më e fortë për të gjithë ata që kanë hezitime se çfarë vuajtjesh ka pasur populli ynë për të arritur te kjo ditë”.

“Është dëshmi shumë e fortë për faktorin ndërkombëtar që t’i bëjë presion Serbisë për masakrat e krimet që ka bërë gjithandej Kosovës vetëm e vetëm se kanë folur shqip. Ne do vazhdojmë deri në frymën e fundit që t’i respektojmë të rënët tanë. Po harruam këtë historia na tregon se çfarë ka ndodhur. Lavdi për të rënët për liri”, ka thënë Jashari.

Të ngjashme