Jashari: Nga sot vlera e Pavarësisë dhe historia pushojnë në sheshin e Drenasit “Fehmi Lladrovci”

Drenas | 28 Nën 2019 | 11:36 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendet Komunale të Drenasit dhe Skenderajt kanë mbajtur seancë solemne me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, raporton Ekonomia Online.

Nën intonimin e himnit të flamurit ka filluar seancë në shenjë nderimi për gjithë ata që dhanë jetën për Liri dhe Pavarësi.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, deklaroi se Drenica sot është më e pasur se kurrë shpirtërisht.

Jashari njoftoj se shtatorëve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit në sheshin e Drenasit do t’iu bashkohen edhe heronjtë Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.

“Në këtë seancë solemne ia uroj festën e 28 nëntorit, festës së katërfishtë më të rëndësishme të kombit tonë. Në sheshin e Drenasit i bëjmë heronj dhe e shpalosim afër shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovcit edhe heronjtë Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari. Nga sot sheshi i Drenasit Fehmi Lladrvoci bëhet me shumë heronj të kombit. Vlera e pavarësisë, historia pushon këtu. Më shumë se kurrë kemi shfaqur gatishmërinë, barazinë para ligjit, transparencën dhe llogaridhënien si kushte për mirëqenien tuaj”.

“Nga sot Drenica është më e pasur shpirtërisht dhe më frymëzuese për gjeneratat e reja sepse liria lindi këtej pari. Sot me mendje dhe zemër jemi pran familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe të lënduarve. Skenderaj dhe Drenasi përcjellin mesazhin nga zemra “Shqipëri jemi me ty””, u shpreh Jashari.

Në këtë seancë morën pjesë pjesëtar të UÇK-së, invalid të luftës dhe aktivistë të shumtë.

Të ngjashme