Jashari: Të gjithë e kemi obligim ndaj dëshmorëve të jemi bashkë

Prekaz | 28 Nën 2021 | 09:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, për nderë të 28 Nëntorit, Flamurit Kombëtar, raporton Ekonomia Online

Jashari, i cili është pasardhës i familjes Jashari, tha se ky muaj është muaj i kthimit të shqiptarëve ndër shekuj për liri, teksa shtoi që falë UÇK-së, në qershor të 99-ës u arritë liria.

“Ne bashkarisht së bashku me shoqatat e dala nga lufta e me qytetarë tjerë së bashku bëm nderime e homazhe pranë varrit të komandantit legjendar dhe dëshmorëve tjerë, ku do të vazhdojmë edhe në kompleksin memorial në Marinjë”.

“Ky muaj, është muaji i sakrificës, i lavdisë dhe kthimit të shqiptarëve ndër shekuj për liri që ne si shqiptarë të Kosovës falë UÇK-së, në qershor të 99-ës arritëm ta kurorzojmë këtë liri. Është obligim institucional e moral i të gjithë neve që të jemi më afër njëri-tjetrit e që bashkë ta ndërtojmë shtetin ashtu siç është më së mirë dhe ashtu siç e deshën dëshmorët”, tha Jashari.

Të ngjashme