Jashari viziton Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”: Një dëshmi që si popull japim gjithçka nga vetja për nevojtarët

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me humanistin e njohur Halil Kastrati kanë viziruar Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, në Gjinoc të Suharekës.

Jashari tha se humanizmi është një dëshmi që si popull jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja jonë për nevojtarët.

Postimi i plotë i tij:

Një ditë e shkëlqyeshme si kjo, në vendin ku jetësohen për çdo ditë vlerat më të larta të njerëzimit të cilat dita ditës po shuhen me të madhe në botë. Kjo shtëpi është shkolla më e mirë për tu bërë në kuptimin e plotë të fjalës shqiptar, kurse mësuesi është hoxha ynë Halil Kastrati.

Bashkë me gruan Shehrien vizituam Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, në Gjinoc të Suharekës, hoxhën e dashur, Halil Kastrati, të moshuarit e kësaj shtëpie dhe stafin e mrekullueshëm.

Kjo shtëpi është dëshmi e shpirtit human që kemi si popull, dëshmi që ne si popull jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja jonë për nevojtarët por vetëm atëherë kur kemi prijës si hoxha Halil që di kujt t’i ndihmojë dhe si t’i ndihmojë dhe asnjëherë nuk gabon.

Hoxha Halil po e bënë me sukses të plotë atë që shteti ka dështuar tash e sa kohë ta bëjë për njerëzit në nevojë. Faleminderit për çdo gjë hoxha ynë, të paqim gjatë! Faleminderit bashkëkombës, diaspora jonë për humanizmin tuaj të jashtëzakonshëm!

Të ngjashme