Java e ardhshme, shpresa e fundit për heqjen e vizave brenda vitit

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 08:33 | Nga

Njohësi i proceseve politike, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka thënë se mosratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi ka qenë zhgënjim i radhës për qytetarët e vendit.

Ai ka theksuar se shpresa e fundit për ta arritur liberalizimin e vizave brenda këtij viti do të jetë java e ardhshme nëse do të mund të sigurohen 2/3 e votave për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Mosratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të mërkurën mendoj se është përjetuar si një zhgënjim i radhës i qytetarëve nga politikëbërësit. Paralajmërimet se javën tjetër do të sigurohen 2/3 e votave të nevojshme është një shpresë e fundit për ta arritur liberalizimin e vizave për qytetarët tanë brenda këtij viti. Nëse ratifikimi nuk ndodh as në javën e ardhshme, ka rrezik të humbet çasti dhe pastaj të mos e kemi një afat të qartë se kur do të ndodhë liberalizimi”, ka deklaruar ai në një intervistë për “Epoka e Re”.

Gashi ka kritikuar diplomacinë e Kosovës, me ç’rast ka thënë se veprimet e saj janë inertive dhe ad hoc. Sipas tij, nuk ka një plan veprimi me prioritete të qarta të shtetit në politikën e jashtme.

“Sipas mendimit tim, po bëjmë lëvizje të ngadalshme. Tashmë po hyjmë në gjysmën e dytë të vitit që kur qeveria Haradinaj ka filluar punën. Në agjendën evropiane gjërat po lëvizin shumë ngadalë. Ende nuk e kemi ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit si parakusht për liberalizim. Edhe marrëveshja për asociacionin nuk është kryer. Nuk kemi shumë qartësi për perspektivën e dialogut në Bruksel të rifilluar nga kjo Qeveri”.

Disa raste të ndërhyrjeve politike në punët e institucioneve profesionale dhe të agjencive të pavarura janë mesazhe jo të mira për shtetet demokratike të Evropës dhe më gjerë si dhe e ndikojnë agjendën tonë të integrimitevropian”.

Sipas tij, kjo sjellje në politikën e jashtme e bën Kosovën aktore joserioze dhe të parespektueshme.

“Sjellja e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar nuk lë përshtyp- jen se politika jonë e jashtme ka një strategji afatmesme. Veprimet e politikës dhe të diplomacisë sonë janë veprime inertive dhe ad hoc. Nuk e kemi, ose unë nuk kam njohuri, se ka një plan veprimi me prioritete të qarta të shtetit tonë në politikën e jashtme”.

Kjo sjellje në politikën e jashtme e bën Kosovën aktore joserioze dhe të parespektueshme. Megjithatë, unë jam optimist se shtetet e fuqishme mike të Kosovës edhe më tej po e mbajnë̈ Kosovën në fokus të politikës së tyre dhe po e mbështesin fort forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Sigurisht kjo nuk nënkupton se miqtë tanë mund t’i kryejnë punët tona”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme