Java Globale e Sigurisë Rrugore – kërkohet që afër shkollave e zonave urbane shpejtësia të jetë 30 km/h

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 10:37 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën organizimin e ministrisë së Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës, Asociacionit Kosovar të Motorizimit “AMRKS” dhe Policisë së Kosovës ka filluar shënimi i Javës së sigurisë rrugore, raporton Ekonomia Online.

Hysen Durmishi, zëvendësministër Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës, tha se në botë 1.3 milion njerëz vdesin nga aksidentet rrugore.

Ai më tej ka kërkuar që shpejtësia e lëvizjes në zonat specifike të zbres në 30 kilometra në orë, duke garantuar se do të angazhohen në përmirësimin e gjendjes së sigurisë së trafikut.

“Aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjeve dhe dëmtimeve materiale në trafikun rrugor, dhe në botë po bëhen shkaku kryesor i tragjedive personale, sociale dhe ekonomike”.

“Çdo vit më shumë  se 1.3 milion njerëz vdesin, kurse më shumë se 10 milionë janë të lënduar. Ne do të angazhohemi më shumë sa i përket sigurisë rrugore”.

“Duke u sjellë në pajtim me Ligjin e trafikut secili nga ne mund të ndikojë më përmirësimin e gjendjes së sigurisë së trafikut. Të zhvillohet trafiku 30 kilometër në orë që të bëjë trafikun më të sigurt duke mbrojte jetë”.

Gazmend Hoxha, nga Policia e Kosovës, ka kërkuar që të respektohen   rregullat nga të gjithë pjesëmarrësit në rrugë, dhe të ulet shpejtësia afër shkollave dhe në vende urbane, raporton EO.

“Po promovohet Java e sigurisë në trafik dhe ne bëjmë thirrje për uljen e kufizimit të shpejtësisë në 30 kilometra në orë afër shkollave dhe në vende urbane”.

“Të respektohen rregullat nga të gjithë pjesëmarrësit në rrugë. Kosova ka më së paku vdekje për 1 milion banorë në aksidente trafiku krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”.

Kurse Muhamet Krasniqi nga AMRKS ka dhënë një lajm të mirë duke treguar se Kombet e Bashkuara kanë zgjedhur një fotografi të aktivistëve kosovarë për të bërë hapjes e fushatës për siguri në trafik.

“Ndaj një lajm që Kombet e Bashkuara përkatësisht organizatori në aspketin global ka zgedhur një fotografi nga Kosova në banerin zyrtar për të bërë lansimin e aktiviteteve të kësaj jave. I gjithë globi mund ta shoh atë fotografi ku jemi prezentë disa aktivistë të kësaj fushate. Sa i përket 30-it dua të ju njoftoj që sipas të dhënave të OBSh-së vetëm për një kilometër më tepër mund të ndikojë në 3 përqind rritjen e aksidenteve me goditje dhe në 5 përqind numrin e viktimvae.” është shprehur ai.

Të ngjashme