Javë me diell e shira

Prishtinë | 16 Tet 2016 | 20:27 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashikon që nga e hëna e deri të premten në vendin tonë moti do të jetë me intervale kohore me diell dhe me reshje shiu.

“Fushat me presion të lartë, të cilat kanë përfshirë vendin do të jenë labile dhe si rrjedhojë do të krijojnë kushte për mot të ndryshueshëm me intervale kohore me diell dhe reshje shiu. Reshje shiu parashihet te ketë ditën e mërkurë dhe te premten”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, kurse në viset malore temperaturat do të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme