Javën e ardhshme nisin testimet masive në Prishtinë, Ahmeti thotë se situata është e rënduar

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 15:19 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Javën e ardhshme Komuna e Prishtinës do të fillon me testime masive për qytetarët. Këto testime do të decentralizohen për të parandaluar shpërthimin e valës së dytë të virusit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha për Ekonomia Online se në gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare do të bëhen teste me gjak për të parë gjendjen e të infektuarve në Prishtinë.

“Kam kërkuar nga Qeveria që të decentralizohen testimet që të ketë udhëzim administrativ. Ne kemi kapacitete 16 qendra të mjekësisë familjare me laboratore ku mund të bëhen teste me gjak për virusin. Javën e ardhshme të bëhet një pilog në Prishtinë”, tha Ahmeti.

I pari i Prishtinës potencoi se situata e krijuar nga virusi në kryeqytet është e rënduar.

Por thotë ai se tani për tani është e menaxhueshme, por që duhet të gjenden forma për ta parandaluar një shpërthim më të madh.

“Kemi qenë zbatues vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimeve të IKShP-së. Në këtë fazë gjendja është më e rënduar dhe kemi nevojë që të ngadalësojmë virusin sepse nuk edi nëse po shpjegohet mirë kjo punë e zyrtarëve të qeverisë. Derisa kemi kapacitete në klinikatë QKUK-së, atëherë situata mund të thuhet se është nënkontroll”.

“Ajo që nuk guxon të ndodhë dhe do të ishte e rrezikshme është nëse kemi në të njëjtën kohë 1 mijë pacientë që kërkojnë ndihmë në QKUK”.

“Qëllimi është që të zvogëlohet shpejtësia e infeksionit. Do ta kemi këtë situatë deri të gjindet vaksina, ideja është që mos të ketë shperthim të mënjehershëm”, tha ai.

Ahmeti po ashtu ka hedhur poshtë edhe paralajmërimet e Qeverisë se mosbartja e maskave është vepër penale.

Sipas tij, në rast se Qeveria miraton ligjin duhet të siguroj edhe fondet për obligimin e bartjes së maskave, raporton EO.

“Nuk mund të jetë vepër penale mos bartja e maskave për gjithë qytetarët. Me ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse ata që janë të infektuar dhe nuk i respekton masat, atëherë mund të ketë masa ndëshkuese”.

“Për të tjerët mund të ketë vetëm kundërvajtje. Por Qeveria duhet të ketë fond që i siguron maskat qytetarëve”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme