Javën tjetër vjen kontigjenti i vaksinave ant-Covid në Kosovë

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Të enjten, kryeministri Albin Kurti nga Brukseli njoftoi se në javën që po vjen do të arrijë kontigjenti tjetër i vaksinave anti-COVID.

Ai tha se Kosova ka arritur të përfitojë edhe 95 mijë vaksina nga skema “COVAX”, ku një pjesë e tyre pritet të vijnë javën tjetër.

“Kemi folur edhe për sigurimin e vaksinave. Ne jemi shteti i vetëm europian që nuk kemi marrë vaksina nga Kina dhe Rusia. Kontingjenti i parë që erdhi me ndihma nga Covax kishte 24 mijë vaksina. Ato kanë mbaruar. Tani folën me zonjën Von der Leyen e cila na premtoi edhe 95 mijë vaksina të cilat, një pjesë e tyre do të vijë javën e ardhshme”, kishte thënë Kurti nga Brukseli.

Të ngjashme