Jep dorëheqje drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazaj-Berisha

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazi-Berisha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Ajazaj-Berisha ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së djeshme.

Dorëheqja e saj ka ndodhur për shkaqe personale.

Dr. Lindita Ajazi-Berisha ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2019 si ushtruese e detyrës, pas pensionimit të ish-drejtorit Hamdi Ramadani. Ajo ka udhëhequr Klinikën Infektive prej fillimit të pandemisë Covid-19.

Klinika Infektive gjatë pandemisë ka qenë fronti kryesor për trajtimin e pacientëve të sëmurë me Covid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme