Jepen rekomandime për themelimin e Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve, pritet të dërgohet në Kuvend

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 17:22 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë ka mbajtur dëgjim publik për projektligjin për themelimin Odës e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i profesionit të arkitektit dhe inxhinierit në fushën e ndërtimit.

Ministri i i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se ky projektligj ka kaluar në shumë legjislacione, i cili është votuar vetëm në lexim të parë.

Ai tha se për këtë do ta synojnë që vërejtjet dhe propozimet të kontribuojnë në ndërtimin e një ligji sa më të mirë.  

“Në legjislacionin e kaluar është votuar në leximin e parë por për shkak të zgjedhjes së qeverisë, tash e kemi sjellë prej fillimit. Leximin e parë e ka kaluar, ka pasur vërejtje nga deputetët por është e rëndësishme, gjithmonë ka nevojë të dal në dëgjim publik, në mënyrë që ta sjellim më të mirën për këtë projektligj. Mbase pas votimit mund te kemi procesin e licencimit të arkitektëve dhe inxhinierëve. Ky dëgjim publik është i duhur sepse këtu jepen vërejtjet për amandamentet e nevojshme, dhe ne do të mundohemi që më propozimet e juaja ta sjellim një Ligj më të mirë. Ne do të dalim para deputetëve që ky projektligj të përfundojë në mënyrë më të mirë”, tha Aliu.

Afrim Demiri nga Bordi industrial i fakultetit të Ndërtimtarisë, dha disa rekomandime në lidhje me këtë projektligj.

“Ne si bord e kemi menduar që sa më shumë rekomandime të jenë. Për bordin industrial, ne e kemi shënuar çdo nen me rekomandime por janë disa pika. E para, duhet të ketë kompetenca Oda. Së dyti, organet e odës duhet t’i shqyrtojnë që mos të ketë konflikt procedurale dhe e treta të jetë kompetenca në fushën akademike”, tha ai.

Violeta Nushi, dekane në fakultetin e Arkitekturës në UP, tha se është e nevojshme që të definohet licenca për ata të kësaj fushe.

“Ne duke respektuar ecurinë e këtij projektligji, kemi deponuar projektligjin me rekomandime përkatëse dhe duke sqaruar pse mendojmë kështu. Ne rekomandojmë që projektligji të jetë në përputhje me direktivat evropiane, që të definohet licenca për ata që kanë dëshmi në fushën akademike”, tha ajo.

Rekomandimet e marra te këtij Projektligji do të dërgohen në Kuvendin e Kosovës, për t’u votuar në lexim të dytë.

No description available.

Të ngjashme