I jepet lamtumira e fundit policit të vetëvrarë (VIDEO)

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 20:34 | Nga

Në varrezat e fshatit Dubovë të Pejës, sot i është dhënë lamtumira e fundit policit Mujedin Spahija, megjithëse mungoi garda e nderit e forcave policore.

Megjithatë numri i policëve që erdhën në varrimin e 46 vjeçarit nuk ishte i vogël, njofton Klan Kosova.

Ndërsa, familjarët presin që dëshmitë të cilat i la i Mujedinin do të qojnë në zbardhjen e shkaqeve që e quan atë drejt vdekjes.

Ndërkohë që zyrtarë të policisë së Kosovës për rajonin e Pejës kanë bërë me dije se hetimet mbi zbardhjen e këtij rasti po vazhdojnë.

Mujdein Spahijaj, dyshohet se të martën u vetëvra në veturën e tij këtu në arat e fshatit Vitomiricë të Pejës. Ai para atij akti kishte lënë disa letra ku dyshohet se mund të ketë shkruar motivet që e shtynë drejt vdekjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme