Jeremiq: Daçiq në Këshillin e Sigurimit nuk tha se Serbia s’do ta njohë Kosovën

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, vlerësoi se paraqitja e kryediplomatit serb Ivica Daçiq në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ishte indikativ dhe se ishte e rëndësishme atë që nuk e tha fare ministri.

“Ajo që nuk e tha, dhe ishte shumë e rëndësishme është se nuk tha se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur dhe nuk tha poashtu se çdo marrëveshje statusi duhet të konfirmohet në Këshillin e Sigurimit”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme