Jetimat e Ballkanit dhe Komuna e Lipjanit bëjnë me shtëpi të re dhjetë familje në nevojë

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, kanë dhuruar çelësat e dhjetë shtëpive për familjet nevojtare.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se ndihen mirë që po i gëzojnë dhjetë familje, dhe se do të vazhdojnë t’i dalin në ndihmë familjeve në nevojë.

“Sot bashkë me hoxhën e nderuar Halil Kastrati kemi dhuruar çelsat e 10 shtëpive të reja për familjet nevojtare në Komunën e Lipjanit Të gjithë ndihemi mirë që po gëzojmë 10 familje dhe ndihemi mirënjohës ndaj shoqatës bëmirëse Jetimët e Ballkanit që ka bërë një punë të shkëlqyeshme në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, së bashku do të vazhdojmë ti ndihmojmë familjet me nevojë në të gjithë teritorrin e Komunës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sot bashkë me hoxhën e nderuar Halil Kastrati kemi dhuruar çelsat e 10 shtëpive të reja për familjet nevojtare në Komunën e Lipjanit

Të gjithë ndihemi mirë që po gëzojmë 10 familje dhe ndihemi mirënjohës ndaj shoqatës bëmirëse Jetimët e Ballkanit që ka bërë një punë të shkëlqyeshme në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, së bashku do të vazhdojmë ti ndihmojmë familjet me nevojë në të gjithë teritorrin e Komunës.

Fotografia e Imri Ahmeti
Fotografia e Imri Ahmeti
Fotografia e Imri Ahmeti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme