“Jetimat e Ballkanit” ndërtojnë edhe 7 shtëpi në Drenas

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Humanisti Halil Kastrati, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin  për ndërtimin e 7 shtëpive në Drenas.

Humanistri Halil Kastrati përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se, sot së bashku me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e shtatë shtëpive në këtë komunë, shkruan EkonomiaOnline.

Tutje Kastrati në shkrimin e tij ka thënë se, këto shtëpi do të fillojnë këtë jave, dhe Komuna e Drenasit do të ndihmojë për secilën shtëpi me shumën 5 mijë euro ndërsa të tjerat nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Të ngjashme