“Jetimat e Ballkanit” ndërton 15 shtëpi në Podujevë gjatë vitit 2018

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim humanistin Halil Kastrati që është kryetar i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Në takimin e sotëm Veliu, ka falënderuar humanistin Kastratin për kontributin e shoqatës që ai drejton, për të ndihmuar familjet skamnore.

“Gjatë takimit, Kastrati e informoi Kryetarin Veliu se Shoqata “Jetimat e Ballkanit”  sivjet ka ndërtuar 15 shtëpi për familje me gjendje të rëndë ekonomike, të cilat nuk e kishin të zgjidhur çështjen e banimit”, thuhet në kumtesën e komunës.

Kastrati ka thënë poashtu se kjo shoqatë gjatë këtij viti ka ndihmuar shumë familje me pako ushqimore, ka ndarë bursa për studentët e familjeve skamnore dhe ofron ndihmë mujore financiare për fëmijët jetimë.

Veliu dhe Kastrati janë dakorduar që bashkëpunimin mes Komunës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ta ngrisin në nivel institucional, në mënyrë që të përfshihet një numër sa më i madh i familjeve në nevojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme