“Jetimat e Ballkanit” nesër dorëzojnë çelësat për 149 shtëpi të ndërtuara për familjet skamnore shqiptare

Suharekë | 02 Dhj 2021 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” shënon 12-vjetorin e themelimit.

Me këtë rast do të dorëzohen çelsat për 149 shtëpi të ndërtuara për familjet skamnore në trojet shqiptare, shkruan EkonomiaOnline.

Në këtë ngjarje do të jenë prezentë përfaqësues të Ambasadave të huaja të akredituara në Kosovë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, kryetarë komunash nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ngjarja mbahet në Shtëpinë e të Moshuarve në fshatin Gjinoc të Suharekës, të premtën më 3 dhjetor, ora 15:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme