Jevtiq: Formimi i Asociacionit i rëndësishëm për dialogun

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 12:55 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri për Komunitete e Kthim Dalibor Jevtiq ka thënë se formim i Asociacionit të Komunave serbe është vendimtar për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Vazhdimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie të madhe. Fillimi i krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe është një hap i rëndësishëm për hyrje dhe vazhdim të dialogut, sepse nëpërmjet AKS-së do të jemi në gjendje të zgjidhim më mirë shumë çështje jetësore, si mbijetesën, por edhe kthimin e serbëve në Kosovë “,tha ai.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi që pati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit Matthew Palmer me të cilin foli për situatën aktuale në Kosovë si dhe për pozitën e serbëve e të joshqiptarëve.

Nga ana e tij, zyrtari i lartë amerikan, Matthew Palmer ka theksuar se e kupton situatën dhe jetën e serbëve në Kosovë, me vlerësimin se pret më shumë angazhim nga të gjithë në zgjidhjen e këtyre problemeve.

Ai shprehu gatishmërinë që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme