“Jezusi urren serbët” vendoset mbishkrim në derën e kishës në oborrin e UP-së, patrollon Policia

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 10:14 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në derën e kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës, është vendosur një mbishkrim në gjuhën angleze ku thuhet se “Jezusi urren serbët”, raporton Ekonomia Online.

Edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë duke patrulluar në afërsi të kësaj kishe.

Përderisa të enjten për herë të parë pas vitit 1998 është mbajtur një liturgji fetare. Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje.

Të ngjashme