Jonuzaj: Gjasat janë minimale që të jetë kontaminuar uji në Deçan

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së menaxherit në kompaninë “Hidrodrini” në Deçan, Petrit Jonuazaj, thotë se gjasat janë minimale që banorët e deçanit të jenë helmuar nga kontaminimi i ujit.

“Komuna e Deçanit furnizohet me ujë prej rënies së lirë pasi bëhet kryesisht prej bjeshkëve që i kemi këtu. Bjeshkët e kanë burimet e veta të cilat janë të mbyllura dhe janë të punuara me standarde të ujësjellësit të cilat janë punuar prej shumë vitesh dhe menaxhohen nga Hidrodrini dhe shpërndarja e ujit tek qytetarët bëhet nga disa rezervuarë – të cilët janë të mbyllur dhe monitorohen nga ne”.

“Si kompani gjithmonë kemi qenë të kujdesshëm dhe gjithmonë kemi bërë përpjekjet e duhura që të mos vijmë deri tek përzierja e ujit me ujëra të zeza – nuk e përjashtojmë këtë mundësi mirëpo kësaj radhe gjasat janë minimale që të jetë kontaminuar uji”, tha Jonuzaj.

Jonuzaj në Info Magazine theksoi se për një helmim të llojit të tillë pati adresime edhe para tri javëve.

“Para tri javëve kemi pasur adresim për një lloj helmimi të tillë sikur ky që po ndodh tani por pas rezultateve për kualitetin e ujit është ardh deri tek përfundimi që uji i pijshëm është në rregull dhe se i plotëson standardet për pije”.

Të ngjashme