Jovanoviq: Kosova – nyja e madhe që gjenerata jonë duhet ta zgjidhë

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 11:23 | Nga

Presidenti i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Qedomir Jovanoviq, ka thënë se çështja e Kosovës është nyja e madhe që gjeneratës tonë i takon dhe duhet ta zgjidhë, njofton Klan Kosova.

Prandaj, sipas tij, dialogu mes dy vendeve nuk bën assesi të ndalet.

“Unë mendoj se është shumë e vështirë të biem dakord mbi realitetin në Serbi. Përpjekjet për të balancuar dhe flirtuar me politikën që na solli në këtë fazë, të cilën e quajmë realitet në Kosovë, po rriten dita ditës në një bllokim gjithnjë e më të madh”, ka thënë Jovanoviq, shkruan Tanjug.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme