“Ju rrini të sigurt, ne kujdestarojmë”, numër i madh i specializantëve protestojnë para Qeverisë

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 10:15 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në këmbë nga QKUK-ja deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës kanë marshuar numër i madh i specializantëve, raporton Ekonomia Online.

Ata mbanin pankarta në duar “Ju rrini të sigurt, ne kujdestarojmë”, duke kërkuar kështu pagesë e kujdestarive.

Arianit Zajmi njëri nga përfaqësuesit e specializantëve, tha se kjo protestë buron nga pakënaqësia kolektive e të gjithë kolegëve.

Zajmi kërkoi që të mos i jepen ngjyrime partiake protestës, duke shtuar se specializantët janë të neglizhuar prej periudhës së pas luftës.

“Kjo pakënaqësi është ndaj statusit tonë social-ekonomik dhe profesional të cilët ne sot aftësisht e gëzojmë në shtetin tonë”.

“Ne kërkojmë nga kryeministri, kërkojmë ministria e Shëndetësisë që me e ndal këtë traditën e neglizhimit të mjekëve të ri veçanërisht të mjekëve më specializim”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme