Juristët e Vetëvendosjes përfaqësojnë sindikatën e Telekomit në Gjykatë në procesin kundër Devollëve

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Ditë më parë është bërë e ditur se janë bllokuar xhirollogaritë e kompanisë publike Telekomi i Kosovës.

Sindikata e PTK-së përmes një njoftimi për media ka njoftuar se kanë kërkuar nga Gjykata në Prishtinë, që të vërtetojë nëse kontrata e Telekomit me Z Mobile është ligjërisht e pavlefshme.

“FSP-PTK sot kërkoi nga Gjykata themelore e Prishtinës të vërtetojë se kontrata e Telekomit me Z Mobile është ligjërisht e pavlefshme. Gjykata pritet gjithashtu të vendosë masë të përkohshme të sigurisë për të parandaluar dëmet deri në shqyrtimin e lëndës”, thuhet në njoftim.

Nga Sindikata kanë bërë të ditur se FSP-PTK do të përfaqësohet në procedurë pro bono nga juristët Getoar Mjeku dhe Blerim Sallahu.

Mjeku dhe Sallahu janë të dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

FSP-PTK sot kërkoi nga Gjykata themelore e Prishtinës të vërtetojë se kontrata e Telekomit me Z Mobile është ligjërisht e pavlefshme. Gjykata pritet gjithashtu të vendosë masë të përkohshme të sigurisë për të parandaluar dëmet deri në shqyrtimin e lëndës.FSP-PTK do të përfaqësohet në procedurë pro bono nga juristët Getoar Mjeku dhe Blerim Sallahu.Ndiqni prononcimin e kryetarit Lamih Balaj dhe përfaqësuesve.

Gepostet von Fsp Ptk Profili Zyrtar am Freitag, 17. Juli 2020

Të ngjashme