KRU “Gjakova” apel konsumatorëve për mos keqpërdorim të ujit

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, kërkon nga konsumatorët që të mos e keqpërdorin ujin e pijes, sepse do të gjobiten sipas Rregulloreve të KRU “Gjakova”, duke shtuar se kanë hasur në disa raste të keqpërdorimit të ujit të pijes, kryesishtë në Rajonin e Hasit, Dushkajes dhe Reka e Mirë.

Njoftimi i plotë:

Apel për mos keqpërdorim të ujit.

Njoftohen konsumatorët e KRU “Gjakova” se  Ekipa e Kontrollës, janë në teren 24/7 në monitorim të gjendjes rreth keqpërdorimeve të ujit në të gjithë zonën tonë të shërbimit.

Lusim Konsumatorët që të mos e keqpërdorin ujin e pijes, sepse do të gjobiten sipas Rregulloreve të KRU “Gjakova” sh.a.

Kemi hasur në disa raste të keqpërdorimit të ujit të pijes, kryesishtë në Rajonin e Hasit, Dushkajes dhe Reka e Mirë. Prandaj ju lusim që të keni kujdes, sepse nuk do të falim asnjë keqpërdorues.

Të ngjashme