Kabineti qeveritar fillon ditën me një minutë heshtje në nderim të Adem Jasharit

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri, Ramush Haradinaj, bashkë me kabinetin e tij, kanë nisur ditën me një minutë heshtje.

Këtë e bënë për nder të 21-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe sakrificës së familjes Jashari.

“Në nderim të sakrificës për liri të Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, ditën e nisëm me një minutë heshtje!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do te mbahet ceremonia ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës për nder të 21- vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme