Kaçaniku në ditë zie për dy policët e aksidentuar

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 09:12 | Nga

Komuna e Kaçanikut ka marrë vendim për shpallje ditë zie për sot në shenjë nderimi dhe respekti me rastin e humbjes së jetës së dy policëve në detyrë, Malësor Dashi dhe Armend Trena, të cilët dhjetë ditë më parë janë aksidentuar me veturë zyrtare në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Këtë vendim e ka marrë kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi, duke u bazuar në mbështetje të nenit 13 të Ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisje lokale, si dhe nenin 73, pika 12 të Statutit të Komunës së Kaçanikut, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Më 9.5.2018, ditë e mërkurë, shpallet ditë zie në të gjithë territorin e Komunës së Kaçanikut. Të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë pezullohen. Flamujt vendosen në gjysmështizë, si dhe do të aplikohen rregullat e tjera për shënimin e kësaj dite. Me këtë vendim njoftohen të gjitha institucionet publike dhe ato private në Komunën e Kaçanikut”, thuhet në vendimin e kësaj komune.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme