Kadaj-Bujupi: Covid-19 mori jetën e një gruaje të re nga Istogu, ju lus ta shtoni kujdesin

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar për vdekjen e një 39 vjeçareje nga Istogu, e cila pas një operimi, u konstatua se ishte e infektuar edhe nga virusi Korona.

Ajo ka bërë thirrje që të shtohet kujdesi dhe të respektohen urdhrat e institucioneve.

“Sot, në Komunën tonë, Covid-19 mori jetën e një gruaje të re, një nëne vetëushqyese e cila rriste dy fëmijët e saj. Kjo tregon që ky armik i padukshëm merr jetë njerëzish pa dallim, të rinj e të vjetër, të pasur e të varfër, burra dhe gra. Andaj, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, ju thërras të gjithëve që të shtojmë kujdesin dhe të respektojmë urdhrat pavarësisht se sa vështire mund të na duken sot. Kujdesi për veten është kujdes për njëri tjetrin. Për më të dashurit tanë”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Deputetja Kadaj-Bujupi më herët ka kërkuar që nënat vetushqyese dhe punëtorët pa kontrata të futen në pakon fiskale të Qeverisë së Kosovës, që është destinuar për periudhën pandemie.

Të ngjashme