Kadaj-Bujupi për shtesat: Nga Viti i Ri, edhe fëmijët e Kosovës me “rrogë”

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 12:36 | Nga Besjana Bajrami

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare, kaloi me shumicë votash rezolutën për shtesat e fëmijëve.

Këtë e ka mirëpritur, inicuesja e kësaj rezolutë, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.

Ajo në një postim në Facebook, ka shkruar se nga Viti i Ri, fëmijët do të bëhen me “rroga”.

“Shtesat e fëmijëve. Edhe fëmijet me “rrogë” prej Vitit te Ri”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Sipas kësaj rezolute, Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria që të hartojë dhe zbatoj legjislacionin sa më parë, ku ndarja e shtesave duhet të fillojë gjatë vitit 2019.

Gjithashtu, u kërkua edhe kategorizimi duke marr parasysh të hyrat familjare, punësimi i prindërve dhe moshës së fëmijëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme