Kadaj -Bujupi: Të hiqet ora policore gjatë muajit të Ramazanit

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja Donika Kadaj- Bujupi, ka kërkuar që masat që ndalojnë lëvizjen e qytetarëve  të hiqet gjatë muajit të Ramazanit.

Ajo ka thënë se lëvizja e besimtarëve në këtë muaj është e domosdoshme për të kryer ritualet e tyre fetare.

Kadaj- Bujupi  përmes një postimi në Facebook, ka thënë  se masat e fundit nmë shumë se domosdoshmëri për shëndetin publik na paraqitet si masë për rikuperimin e mëkateve të fushatës.

Postimi i plotë:

Ora policore sot, më shumë se domosdoshmëri për shëndetin publik na paraqitet si masë për rikuperimin e mëkateve të fushatës.

Duke qenë kështu, kjo masë aspak e bazuar në ndonjë hulumtim shkencor, e sic po shihet pa ndonjë rezultat konkret, duhet të pezullohet të paktën deri në përfundimin e muajit të Ramazanit.

Agjeruesit e kanë të domosdoshme lëvizjen e lirë pas ores 22:00 në mënyrë që t’i kryejnë ritualet e veta gjatë këtij muaji, për këtë arsyje dhe jo vetëm, kjo kërkesë dhe realizimi i saj, më së paku do të ishte njerëzore!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme