Kadare: Nënë Tereza i lutej presidentit Clinton për shqiptarët (Video)

Prishtinë | 07 Sht 2016 | 10:16 | Nga

Në një video që po qarkullon në internet, shkrimtari Ismail Kadare dëgjohet duke thënë se Nënë Tereza e kishte telefonuar atëbotë presidentin amerikan Bill Clinton, duke i thënë: “Biri im bëj diçka për shqiptarët e mi!”.

Kështu, me këtë telefonatë, ajo e kishte ndihmuar në marrjen e vendimit të vështirë (sipas Kadaresë), atë të urdhërimit për ta bombarduar Serbinë, e cila po ushtronte fushatë të përgjakshme ushtarake në Kosovë me synim, spastrimin etnik.

Ndërsa, siç qarkullojnë deklarime në media presidenti i atëhershëm Bill Clinton kishte thënë se: “Nënë Tereza, ishte e para ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që e plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe vlerave të lirisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme