Kadrijaj pyet Kurtin: Ku janë dy milionët e premtuar për Preshevën?

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar lidhur me vizitën e dy zyrtarëve shtetëror të Kosovës që po realizohet sot në Bujanoc. 

Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që ta sjell në Kuvend Ligjin e Pagave. 

“Duket që Kurti i është kthyer zanatit të vjetër, duke harruar që është kryeministër. Ai tash po i nxjerr mbështetësit e paktë që i kanë mbetur per të “protestuar”.

Kryeministër, sille në Kuvend Ligjin e Pagave dhe japja të drejtat që ju takojnë mësimdhënësve.Kryeministër, ku janë dy milionët e premtuar për Preshevën?!Apo ndoshta zyrtarët tuaj sot në Preshevë shkuan sa për fotografi”, ka shkruar Kadrijaj.

Të ngjashme