Kadriu: Projekti i hyrje-daljes në Llozicë do të kushtoj 100 mijë euro, përfundon brenda 10 ditësh

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kanë filluar punimet në rregullimin e hyrje-daljes në Llozicë, shkruan EkonomiaOnline.

Kadriu tutje ka shtuar se ky projekt do të kushtoj 100 mijë euro dhe do të përfundoj brenda 10 ditësh.

Shkrimi i plotë:

Kërkesa e kahmotshme e banorëve të Llozicës, po realizohet. Sot, bashkë me ministrin Lekaj, morëm pjesë në fillimin e punimeve në rregullimin e hyrje-daljes së Llozicës, kyçje kjo e cila është garantuese e sigurisë së komunikacionit përgjatë rrugës Nacionale N9, Prishtinë -Pejë.

Ky projekt ka një kosto afër 100 mijë euro, realizimi i së cilës është i paraparë të ndodh brenda 10 ditësh. Kërkuam që punimet të bëhen me standardet më të larta rrugore, sepse kësisoj garantohet lëvizje e sigurtë për qytetarët në këtë segment rrugor, dhe në të gjitha rrugët në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme