KAF-i mban seminarin për edukimin dhe aftësimin e kontabilisitëve profesionalë

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 17:56 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti KAF së bashku me partnerët ndërkombëtar nga ShBA, Britania e Madhe dhe Australia, kanë organizuar takim informues dhe seminar të vlefshëm për Edukim të Vazhdueshëm Profesional, raporton Ekonomia Online.

Jonathan Barber, Shefi i Zhvillimit të Biznesit -IFA, gjatë ligjërimit ka deklaruar se IFA do të mundësojë edukimin profesional për kontabilistët në Kosovë.

Ai theksoi se certifikimi në IFA është rruga drejt karrierës së biznesit të suksesshëm.

“Është kënaqësi të jem këtu është hera e parë në Kosovë. Faleminderit KAF që më ftoi të jem pjesë e juaj dhe të ju informoj për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional. Se si të rinjtë të edukohen për të ardhmen. Organizimet për biznes mund të ju përmirësojnë ju të jeni një sipërmarrës.

“Jemi një organizatë profesionale e anëtarësisë së lidershipit për menaxhimin dhe financimin profesional. Ky proces do të ndihmojë në edukimin dhe certifikimin financiar profesional në biznes. Definicioni jonë është të mbështetemi anëtarët ata  që punojnë brenda një praktike të vogël kontabiliteti”, u shpreh ai.

Fokusi internacional është rritja e anëtarëve internacional, rritja e numrit të studentëve. Përfaqësim ndërkombëtar si Rusia, Ukraiana, Pakistan, Arabia Saudite, Sri Lanka, Bangladesh.

Të ngjashme