Kafiteritë do të vendosin xhama të thjeshtë nëpër tavolina gjatë vjeshtës dhe dimrit

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 07:59 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po e konsideron problematike operimin në stinën e vjeshtës dhe dimrit kur edhe e kanë të pamundur të punojnë në ambiente të mbyllura, bazuar në rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Veton Zuka nga kjo shoqatë në një intervistë për Ekonomia Online, tha se njëra prej kërkesave kryesore drejtuar Qeverisë është mënyra e funksionimit të punës në kafiteri gjatë vjeshtës.

Poashtu, ai shtoi se financimi apo ndihma nga shteti i bizneseve të dëmtuara është mënyra më e mirë për të dalë nga kriza ekonomike.

“Por tash e kemi edhe kohën vjeshtë-dimër dhe në ambiente të hapura nuk mund të punojmë sidomos natën kur të ftohet koha. Kështu që një prej kërkesave kryesore është edhe puna në ambiente të mbyllura, por gjithqysh me distancë dhe rekomandime të IKShPK-së që na vijnë”.

“Një prej kërkesave shumë serioze është edhe financimi ose ndihma nga shteti i bizneseve të dëmtuara që realisht në këtë rast janë gastronomët”.

Zuka potencoi se opsion për operim gjatë vjeshtës dhe dimrit po e shohin ndarjen me xhama të thjeshtë prej tavolinës në tavolinë, raporton EO.

“Ne i kemi disa opsione me ndarjen me xhama të thjesht tavolinën prej tavolinës, një tavoline për tu përdorur dhe një jo edhe dezinfektimi mbas çdo përdorimi”.

Aktualisht puna në gjithë sektorin e gastronnomisë lejohet vetëm deri në ora 22:30.

Të ngjashme